BallinaKryesoreKAS rrëzon PD për Vlorën, Ivi Kaso: Kërkesa për administrimin e provave...

KAS rrëzon PD për Vlorën, Ivi Kaso: Kërkesa për administrimin e provave është ulëritëse, refuzimi është shkelje

Përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso, e ka quajtur të paligjshëm vendimin e KAS për refuzimin e kërkesës së PD për marrje të provave shtesë nga institucionet për zgjedhjet në Vlorë,  qark në të cilin kërkon pavlefshmëri të procesit zgjedhor.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, Kaso tha se KAS duhet të provojë që PD e ka gabim.

Kaso: Sapo ka përfunduar shqyrtimi i kërkesës tonë ankimore për pavlefshmëri të procesit zgjedhor në qarkun e Vlorës, dhe për të tretën herë radhazi KAS ka refuzuar kërkesën tonë për marrjen provave. Provat e kërkuara nga ne janë thelbësore sepse faktojnë dhe dëshmojnë çdo aspekt të institucioneve në këtë proces zgjedhor, sjellje sipas të gjitha evidencave ka qenë terësisht në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje flagrante dhe të vetë vendimmarrjeve të KQZ. Ky refuzim për marrjen e provave nga KAS është më e nevojshme dhe e domosdoshme se kurrë për të zbuluar dimensionin e plotë të asaj që ne me plot gojën e kemi quajtur masakër në zgjedhjet e 25 prillit.

Ditë pas dite po dëshmohen parregullësi dhe shkelje të ndryshmne që e kanë karakterizuar këtë proces ndaj kërkesa dhe nevoja për administrimin e këtyre provave është ulëritëse dhe heshtja dhe refuzimi i KAS është shkelje e çdo standardi zgjedhor.Çdo veprim i KAS për të hedhur poshtë kërkesat tona të përsëritura për marrjen e këtyre provave shkon në drejtim të kundërt me transparencën. Sot u vendos një standard i dyfishtë. Do të vazhdojmë në rrugën tonë, do të vazhdojmë më kërkesat tona për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në zona të tjera zgjedhore. KAS duhet të ngrihet në lartësinë e detyrimeve të veta ligjore.

Kaso tha se “ne e fillojmë çdo proces ankimor pa asnjë lloj paragjykimi duke shpresuar që KAS të na provojë se e kemi ne gabim se i paragjykojmë. Kjo është vendimmarrja e tretë në të njëjtën linjë, del qartë se nuk e paragjykojmë ne KAS, por është KAS që në mënyrë konseguence nuk bën transparencë”.

KAS ka shtyrë vendimin për ankimin e PD dhe LSI për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës.

Pasi ka shtyrtuar ankimimin për Vlorën, KAS ka vendosur të rrëzojë kërkesën e PD për prova shtesë nga institucionet dhe e tjera publike, ndërsa ka pranuar kërkesën e LSI për të marrë informacion në sa qendra votimi nuk ka funksionuar pajisja PEI në këtë qark.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular