BallinaAktualitetDënimi me burg i Adriatik Llallës, Yuri Kim: Askush, pavarësisht sa i...

Dënimi me burg i Adriatik Llallës, Yuri Kim: Askush, pavarësisht sa i fuqishëm, nuk është mbi ligjin

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e GJKKO për të dënuar me 2 vite burg ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Znj.Kim kujton se Llalla është një nga ish-zyrtarët e lartë që iu ndalua nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm.

Vendimi i sotshëm sipas znj.Kim tregon se askush, pavarësisht se sa i fuqishëm është, nuk është mbi ligjin.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg nga GJKKO dhe 5 vite ndalim për të kryer funksione publike.

Llalla u dënua për mosdeklarim pasurie dhe gjithashtu iu sekuestruan edhe disa pasuri të patundshme si 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

STATUSI NGA YURI KIM

Mirë që SPAK jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm, tregon se askush – pavarësisht sa i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. Kur TË GJITHË janë të barabartë para ligjit, të GJITHË kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular