BallinaKryesore” Ishte poshtërsi e pafundme!”/ ”- Berisha tregon çfarë i ndodhi në...

” Ishte poshtërsi e pafundme!”/ ”- Berisha tregon çfarë i ndodhi në vitin 1993-‘94: Shpallja non grata nuk është më e rënda për mua

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e konsideron ngjarjen më të rëndë që i ka ndodhur në politikë shpalljen non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës një ditë më parë.

I ftuar në “Opinion” Berisha përmendi një ngjarje gjatë në periudhën kur ai ishte President i Shqipërisë.

Berisha thotë se gjatë kohës kur republikanët kanë qenë në pushtet në SHBA nuk ka pasur kurrë probleme.

Berisha: Akuza më e rëndë ndaj meje dhe qeverisë time është se qeveria ime kishte penguar luftën kundër terrorizmit dhe se e kisha ndihmuar atë. Në këtë deklaratë kishte një poshtërsi të pafundshme. Në vitet 1993-1994, janë bërë operacion kundër terrorizmit ndër më të përsosurit në Evropë. Për këtë operacion shkruan gazetat e mëdha. Ishte një ekip shqiptarë që punonin me oficerë të agjencisë. Iku ky operacion. Ndërroi pushteti erdhën këta. I morën dhe i nxorën nga shërbimi mbajtën vetëm njërin. Kur del dhe bën deklaratën se ka ndodhur kjo, kjo. Erdhi një drejtor i rëndësishëm i Departamentit se kjo është një pabesi që u ishte bërë atyre njerëzve që ishin ushtarët tuaj. Ne nuk kishim të dhëna. I fola shumë rëndë. Pas tre javësh del një artikull tjetër dhe përhapet në gazetat e Evropës dhe botës dhe ishte e kundërt e asaj. Ai tha se e kam bërë me udhëzim të shërbimeve. Ti zotëri i thashë përfaqëson Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Kisha takuar zv/drejtorin e CIA, Xhorxh Tenedit. Tha se ishte kjo sekretarja këtu, të ikë. Jo i thashë. Këtu jemi dy shqiptarë. Ai u nxi sepse tërë jetën kishte deklaruar se ishte grek. Shkoj në Gjermani dhe një mik shumë i mirë që kisha më çon te Sekretari i Shtetit, i cili ngurtësohet. I thashë urdhëro! Isha në opozitë. A mund të ma shpjegosh këtë punën e qeverisë tuaj me terrorizimin? I thashë po dhe i nxjerr nga çanta një shkrim. Tani çfarë ndodh? Absolutisht si terrorizmi.

Fevziu: Këtu nuk është një shkrim.

Berisha: Gjatë viteve kur republikanët kanë qenë në pushtet, nuk kam pasur kurrë probleme.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular