BallinaKronikeFOTO/Humb kontaktet me familjen prej 3 ditësh, dyshohet se është rrëmbyer

FOTO/Humb kontaktet me familjen prej 3 ditësh, dyshohet se është rrëmbyer

Një 25 vjeçar ka humbur kontaktet me familjen prej datës 17 maj. Sipas asj që thotë vëllai i tij, Ilir Daka 25 vjeç ka humbur kontaktet me familjen rreth orës 19:00 të datës 17 maj tek “Sheshi Willson.”

Pasi është larguar nga puna, rreth orës 19:00 ka thënë që do të takonte të dashurën.

E dashura ka thënë se nuk di asgjë, se ka takuar atë ditë dhe e ka pritur deri në orën 22:00, por nuk ka mbërritur.

Para disa ditësh ka patur një konflikt me disa persona, për të cilin ne nuk dimë shkaqe dhe rrethana pasi nuk na ka treguar. Ka punuar më parë përkthyes në Gjermani” thotë vëllai i tij, Seli Daka.

Mësohet se 25 vjeçari bashkëjetonte me të dashurën dhe kjo e fundit e priste çdo ditë pranë “sheshit Willson” ku Iliri punonte në një Call Center dhe më pas shkonin bashkë në shtëpi.

Por më 17 maj nuk ka ndodhur e njëjta gjë.

Familjarët kanë bërë denoncim në Komisariatin Nr 4 në kryeqytet për humbjen e kontaktit me 25 vjeçarin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular