BallinaKronikeEkzekutohet 38-vjeçari në Vlorë, policia: Humbi jetën në spital pas plagëve të...

Ekzekutohet 38-vjeçari në Vlorë, policia: Humbi jetën në spital pas plagëve të marra. Shoqërohen disa persona

Një 38-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri të premten në darkë në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.

Burimet nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës, 21:50, ku në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Delon Troqe, 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Në deklaratën për mediat, policia bën me dije se gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes

Policia ka ngritur postblloqe të shumta për të bërë të mundur ndalimin e autorit/ëve.

Po kështu, autoritetet kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve në zonë.

Deklarata e plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular