BallinaKronikeU qëllua me 15 plumba, familjarit e 38 vjeçarit të vrarë sherr...

U qëllua me 15 plumba, familjarit e 38 vjeçarit të vrarë sherr me mjekët e spitalit

Pasi u qëllua me breshëri plumbash, 38 vjeçari Delon Troqe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore ku edhe ndërroi jetë.

Kjo ka bërë që familjarët të shpërthejnë në dhunë ndaj bluzave të bardha për shkak të pamundësisë së tyre për ta shpëtuar. Situata e agravuar ka bërë që të ndërhyjnë forcat e rendit për shmangur përplasjen e mëtejshme.

Troqe u ekzekutua në një atentat mafioz pranë servisit të makinave të vëllait të tij në lagjen “Pavarësia”. Ndaj tij, janë qëlluar të paktën 15 plumba kallashnikovi. 38-vjeçari rezulton një person me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe ai kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga Spanja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular