BallinaAktualitetKëshilli Drejtues shkarkon Thoma Gëllçin nga RTSH dhe e zëvendëson me Martin...

Këshilli Drejtues shkarkon Thoma Gëllçin nga RTSH dhe e zëvendëson me Martin Lekën! Drejtori i Përgjithshëm paralajmërohet publikisht: Do mbash përgjegjësi për…

Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar ka liruar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi.

Vendimi është bërë i ditur nga vetë RTSH, e cila në një kronikë të përgatitur nga departamenti i lajmeve ka informuar se Thoma Gëllcit i ka mbaruar mandati i qëndrimit në detyrë.

Ndërkohë që në këtë kronike, Gëllçi paralajmërohet se çdo vendim i marrë prej tij përtej afatit të lejuar do të konsiderohet si shkelje ligjore.

Këshilli Drejtuesi i RTSH i kryesuar nga Leka Bungo ka votuar me 8 vota pro shkarkimin e Thoma Gëllçit, ndërkohë që ka miratuar që drejtimi t’i kalojë zv.drejtorit Martin Leka.

“Duke patur parasysh se mandati i drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, ka përfunduar më datë 6/05/2021, Këshilli Drejtues i RTSh-së konstaton se çdo vendim i ndërmarrë nga drejtori i Përgjithshëm pas përfundimit të mandatit të tij përbën shkelje pasi është në tejkalim të kompetencave të tij dhe për të cilat do të mbaje përgjegjësi ligjore.

Për sa më sipër dhe në zbatim të nenit 105 pika 2  të ligjit 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në RSH”, Këshilli Drejtues i RTSH-së më votën pro të 8 anëtarëve të pranishëm dhe dy votat kundër të dy anëtarëve të tjerë vendosi që drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi të lirohet nga detyra dhe t’ia dorëzojë detyrën zv.drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, z. Martin Leka”, thuhet në kronikën e RTSH.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular