BallinaKryesoreVllaznia “pushton” kryeqytetin, rrëzon Partizanin nga froni, një penallti tërbon “demat”

Vllaznia “pushton” kryeqytetin, rrëzon Partizanin nga froni, një penallti tërbon “demat”

Ajo që të kuqtë i druheshin më shumë, makthi i tyre më i madh, Vllaznia dhe “xhaketat e zeza” i largojnë sërish nga titulli kampion. Të kuqtë kanë “alergji” nga vendi i parë, e lëshojnë sërish, por këtë herë kanë shumë pak kohë në dispozicion, vetëm 90 minuta për të shpresuar në ndonjë mrekulli. Ekipi i Ilir Dajës dështon sërish të thyej Vllazninë, jo vetëm që nuk e bëjnë këtë, por në “Air Albania” festa ishte kuqeblu. Shkodranët arrijnë një fitore heroike, një trepikësh që blindon prezencën e tyre në Europë ndërsa shkojnë në javën e fundit me pikë të barabarta me Teutën, 63 dhe me shpresën që Apolonia të bëjë ndonjë mrekulli, por më parë duhet të kalojnë Laçin, ky është i vetmi kombinim që mund ti dhurojë titullin, sigurisht dhe kombinimi më i vështirë i mundshëm. Partizani largohet sërish me kokën poshtë, ky ishte një fund i hidhur në një edicion fantastik dhe përtej çdo parashikimi. Në “Air Albania” u zhvillua një 90-minutësh shumë i bukur për tu parë, një futboll i hapur, raste për shënim dhe sigurisht nuk mund të mungonte dhe pak moviolë. Të kuqtë zbritën më mirë në fushë, iu afruan golit të avantazhit që në minutën e katërt por Kardozo shpërdoroi një rast të pastër i vetëm përballë portierit Zogoviç. Vllaznia provoi ti ngacmojë me goditje standarde por Alban Hoxha në disa momente mbajti portën e pa prekur.

Në fraksionin e dytë, në momentin më përcaktues të ndeshjes, pas një insistimi të gjatë në zonë, gjyqtari i takimit Ena Jorgji akordi një penallti në favor të Vllaznisë për prekje të topit me dorë në zonë nga Belica, një vendim i marrë pasi u konsultua dhe me asistentin e tij. Sigurisht ky rast nuk kaloi pa kontestime nga ana e lojtarëve dhe stafit të Partizanit.

 

 

Nga 11 metra distancë, Herlad Marku u tregua perfekt në ekzekutim duke kaluar Vllazninë në avantazh, një gol që në fund rezultoi një trepikësh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular