BallinaKronikeEkzekutimi mafioz i Everest Çakës, merret nën hetim policia e Elbasanit

Ekzekutimi mafioz i Everest Çakës, merret nën hetim policia e Elbasanit

Policia e Elbasan është vënë nën hetim nga drejtoria Standardeve Profesionale dhe SHCBA në lidhje me vrasjen e Everest Cakës.

Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e 11 majit në lagjen “Skënderbej”, ku mbeti i vrarë 41-vjeçari dhe u plagos gruaja e tij, Silvana Caka.

Mesohet se nga analizimi i rastit është parë se pas sinjalizimit në sallën operative për një ngjarje me armë, patrulla ka shkuar afër vendngjarjes, por jo tek vendi ku ndodhi krimi, duke sjellë kështu vonesë në reagim.

Po ashtu sipas analizimit të veprimeve të kryera është parë vonesë edhe në ngritjen e pikave të kontrollit duke u dhënë mundësi autorëve të largohen drejt një fshati të Kavajës ku dogjën edhe mjetin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular