BallinaKronikeKryenin vjedhje me dhunë, goditet banda e hajdutëve/ ‘Koka’ e grupit dhe...

Kryenin vjedhje me dhunë, goditet banda e hajdutëve/ ‘Koka’ e grupit dhe një femër në pranga, detajet nga operacioni

Tre persona u arrestuan dhe tre të tjera u shpallën në kërkim gjatë operacionit të koduar “Shëtitësit”, pjesë e një grupi kriminal që kryenin vjedhje me dhunë, në qytetin e Durrësit dhe qytete të tjera.

Sipas policisë, ‘koka’ e grupit ishte një 40-vjeçar me banim në Tiranë dhe pjesë e bandës ishte edhe një vajzë, 21 vjeçare nga Durrësi, të dy tashmë të arrestuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Shëtitësit”, si rezultat i të cilit u godit një grup që kryente vjedhje me dhunë në qytetin e Durrësit dhe qytete të tjera të vendit.

Janë ekzekutuar dy urdhra ndalimi në ngarkim të shtetasve G. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë (organizatori i grupit) dhe A. K., 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve S. H. (alias E. L.), 31 vjeç; A. T., 33 vjeç; A. Rr., 27 vjeç dhe A. S., 35 vjeç.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sende të grabitura nga vendngjarjet”, tha policia.

Mësohet se procedimi penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur ka nisur pasi, më datë 07.02.2021, në orët e para të mëngjesit dyshohet se të maskuar kanë vjedhur me dhunë një biznes në zonën industriale të qytetit të Durrësit.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar se në bashkëpunim me njëri
-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes edhe të disa magazinave dhe bizneseve në qytetin e Durrësit dhe qytete të tjera.

“Po punohet intensivisht për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë autorëve të implikuar”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular