BallinaKronikeMediat e sulmuan për simbolin e shqiponjës/ Anxhela Peristeri flet për këngëtaret...

Mediat e sulmuan për simbolin e shqiponjës/ Anxhela Peristeri flet për këngëtaret serbe në “Eurovision 2021”

Anxhela Peristeri do të performojë mbrëmjen e sotme në finalen e madhe të spektaklit evropian “Eurovision 2021”.

Këngëtarja shqiptare do të ngjitet e dyta në skenë për të performuar në gjuhën shqipe këngën “Karma”.

Së fundmi, gjatë një interviste për “Prive”, Peristeri u shpreh shumë e lumtur që këtë vit “Eurovision” po realizohet.

Artistja arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve me fustanin e kuq që veshi në tapetin turkez, të stiluar nga Valdrin Sahiti.

Ndonëse mediat serbe e cilësuan të turpshëm simbolin e shqiponjës dykrenare të Anxhelës para gazetarëve, këngëtarja u shpreh kështu për tre këngëtaret serbe:

“Janë tre vajza shumë simpatike të cilat i kam takuar. Mendoj që është një këngë hit, një këngë që po ecën shumë mirë dhe është shumë e dashur nga fansat dhe i uroj gjithë të mirat dhe përfaqësuesve të Serbisë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular