BallinaKronikeVrau 17-vjeçaren në Laprakë në vitin 2018, ankimon vendimin e Gjykatës që...

Vrau 17-vjeçaren në Laprakë në vitin 2018, ankimon vendimin e Gjykatës që e dënoi me burg përjetë

Pas dënimit me burgim të përjetshëm të Robert Përpepajt, i cili vrau 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj në 28 dhjetor të vitit 2018, në bllokun Gintash në Tiranë, është ankimuar në Apel vendimi i Shkallës së Parë. Përpepaj, i cili është në kërkim dhe dënimi i është dhënë në mungesë, kërkon ndryshim të veprës penale nga vrasje në rrethana cilësuese në vrasje nga pakujdesia, përmes së cilës është dënuar nga shkalla e parë.

Në ankimin e dorëzuar tashmë në Gjykatën e Apelit të Tiranës pranohet fakti i kryerjes së vrasjes, por nuk ka qenë as qëllim dhe as arsye për vrasjen e së ndjerës. Në ankimin e siguruar nga Report TV thuhet se kjo arsye mbështetet edhe në deklarimet e Prokurorisë, e cila sipas ankimit, në pretencë thotë se qëllimi i të pandehurve Robert Përpepaj dhe Roland Muzhaqi ka qenë rrahja e Erion Bengës dhe Sajmir Hixhës, por jo vrasja e 17-vjeçares.

Për këtë qëllim, thuhet në ankim, Robert Perpepaj do ta mbante nën kanosjen e armës shoferin Erion Benga, ndërsa i pandehuri Roland Muzhaqi do t’i godiste ata me levë hekuri. Kur ka parë pistoletën, shoferi i ka dhënë gaz makinës dhe për pasojë, krejtësisht pa dashje plumbi ka kapur pasagjeren mbrapa shoferit, të ndjerën Griselda Gjikolaj. Nga sa me sipër, thuhet në ankim, me provat e paraqitura nga akuza u provua se vrasja është kryer nga pakujdesia dhe jo me dashje. Përfundimisht, kërkohet ndryshimi i veprës penale nga vrasje në rrethana cilësuese në vrasje nga pakujdesia. Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Robert Përpepaj, i cili vrau 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj. Ndërkohë, Ronald Muzhaqi është dënuar me 23 vite burgim. Robert Perpepaj është në kërkim dhe Muzhaqi i arrestuar.

Në dosjen e prokurorisë hidhej dritë mbi motivet e vrasjes së 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe plagosjen e Erjon Bengaj. Referuar dokumentit zyrtar, rezultonte se e mitura është qëlluar me dy plumba në kokë, nga i dyshuari Robert Perpepaj, i cili prej disa kohësh e përndiqte sistematikisht dhe ishte kthyer në shqetësim për të. Vajza, thuhet në dosje se i ka rrëfyer të fejuarit të saj Samir H., shqetësimet që po i sillte Roberti duke i kërkuar ta mbronte prej tij.

10 ditë përpara ngjarjes, i fejuari i 17-vjeçares dhe shoku i tij Erjon Benga, u konfliktuan në Laprakë me të shumëkërkuarin 19-vjeçarin Përpepaj. Benga i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte Griseldën, por Përpepaj i është përgjigj se “është çun e mund të ngacmojë çdo vajzë”. Në debat e sipër Erion Benga, e ka qëlluar me shpullë të riun me origjinë nga Tropoja. Prej atij momenti Roberti nuk është bërë i gjallë, deri mbrëmjen e 26 dhjetorit kur edhe ndodhi krimi i rëndë, duke tentuar të vrasë Saimir.H, por në fakt plumbat e drejtuara në makinën e tij kanë vrarë 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj dhe kanë plagosur rëndë personin tjetër në makinë Erion Begën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular