Vlorë, 500 kg kanabis në gomone, do nisej drejt Italisë

0
540

Një gomone e ngarkuar me lëndë narkotike është sekuestruar pasditen e së dielës në zonën e Karaburunit në Vlorë.

Nga sa raportohet paraprakisht, gomonia me lëndë narkotike u gjet në vendin e quajtur Gjiri i Arushës gati për t’u nisur.

Bëhet me dije se në gomone janë gjetur rreth 500 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Ende nuk ka detaje për operacionin apo persona të arrestuar.