BallinaKronikeFOTOT/"Fikën dritat dhe na sulmuan"/ 4 të rinj denoncojnë policinë për dhunë...

FOTOT/”Fikën dritat dhe na sulmuan”/ 4 të rinj denoncojnë policinë për dhunë barbare

Katër të rinj pretendojnë se janë dhunuar barbarisht nga gjashtë policë mbrëmjen e së shtunës në një lokal në lagjen “Gavrani” në Gjilan

Altin Isufi, vëllai i tij, Arbër Isufi dhe dy djemtë e hallës së tij, Arian Kadriu dhe Asdren Emini kanë denoncuar në Inspektoratin Policor gjashtë policë, të cilët, sipas deklaratës së tyre, kanë ushtruar dhunë brutale ndaj tyre, pa ndonjë arsye

Ai thotë se së bashku me tre familjarët e tij kanë hyrë në lokal rreth orës 21:40 dhe pasi kanë marrë nga një pije te banaku, janë ulur në një tavolinë të lirë brenda lokalit.

Përballë tyre, ai thotë se kanë qenë të ulur disa policë, gjashtë prej të cilëve i njohin me emër dhe mbiemër.

Altini thotë se këta policë pas disa minutave kanë shkuar te tavolina e tyre dhe pasi i kanë fikur dritat, kanë filluar t’i godasin deri në alivanosje.

“Disa policë, njërin prej tyre që e njoh, L.T (emër i njohur për redaksinë), ka qenë duke pirë alkool përball nesh, sepse e njoh është i të njëjtit vend nga jam unë. Ai ka qenë aty duke pi me disa shokë. Ishim duke bërë muhabet duke qeshur me njëri tjetrin, nga ora 22:00, një person është ulur afër meje në tavolinën tonë. Më tha ‘Po ulna pa të pyet’, i thash ‘okay, ulu’.”

“Pastaj i pashë që na rrethun në tavolinën tonë disa persona, na kanë fikur dritat dhe kanë filluar të na godasin pa kontroll”

"Fikën dritat dhe na sulmuan"/ 4 të rinj denoncojnë"Fikën dritat dhe na sulmuan"/ 4 të rinj denoncojnë"Fikën dritat dhe na sulmuan"/ 4 të rinj denoncojnë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular