BallinaKronikePlagosja e 19 vjeçarit/ Si nisi sherri në kafe mes të rinjve...

Plagosja e 19 vjeçarit/ Si nisi sherri në kafe mes të rinjve në Tiranë, pas grushteve kaluan tek plumbat

Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka dhënë detaje për plagosjen e 19 vjeçarit Reginaldo Kacorri, para pak minutash në një lokal tek Stadiumi Dinamo.

Në një deklaratë për mediat, Jaupaj tha konflikti me armë ka ndodhur brenda në lokal dhe gjithçka ka nisur pas një sherri banal mes dy grupe të rinjsh.

Fillimisht, dy grupet që ndodheshin në tavolina të ndryshme, janë përplasur fizikisht, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë armën duke qëlluar 19 vjeçarin, i cili ndodhet në spitalin e Traumës.

“Është plagosur një 19 vjeçar. Aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës. Është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon. Ka qenë një konflikt i çastit. Të dyja palët kanë qenë në lokal. Fillimisht janë përplasur fizikisht, më pas është qëlluar me armë. Mendojmë se kemi emrin e një autori. Mendohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Kanë qenë në tavolina të veçanta.”, tha Jaupa

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular