BallinaBotaZyrtari: Përmirësimi i sistemit zgjedhor do të hapë një kapitull të ri...

Zyrtari: Përmirësimi i sistemit zgjedhor do të hapë një kapitull të ri të qeverisjes së mirë në Hong-Kong

Një zëdhënës i qeverisë qendrore kineze përgëzoi të enjten miratimin e një projekt-ligji nga Këshilli Legjislativ i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut për të përmirësuar sistemin zgjedhor të rajonit.

Zëdhënësi i Zyrës së Punëve të Hong-Kongut dhe Makaos të Këshillit të Shtetit tha se miratimi i “Projektligjit 2021 i Përmirësimit të Sistemit Zgjedhor” – i cili përmban ndryshime në ligjet lokale të zgjedhjeve – shënon përfundimin e plotë të punës legjislative lokale për përmirësimin e sistemit zgjedhor të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hing-Kongut.

Kjo është një tjetër arritje institucionale në sigurimin e qeverisjes së bazuar në ligj në rajonin e Hong-Kongut dhe do të hapë një kapitull të ri të qeverisjes së mirë, tha zëdhënësi.

(Albana)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular