BallinaKronikeE shkuara e errët e të riut shqiptar që u vra në...

E shkuara e errët e të riut shqiptar që u vra në Athinë/ Lëvizte me antiplumb dhe i armatosur, i shpëtoi…

Mediat greke kanë publikuar të shkuarën kriminale, të shqiptarit nga Vorio Epiri, i cili u vra në një atentat mafioz në Athinë.

Aristidhi Pappas ka qenë duke konsumuar  kafe në lokal, kur një person është afruar dhe e ka qëlluar 34-vjeçarin 8 herë në kokë dhe në gjoks, duke i marrë jetën.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, Pappas i kishte shpëtuar të paktën tre atentateve në të kaluarën, ndërsa ishte një person me precedent të theksuar kriminale, në fushën e trafikut të drogës, plagosjeve dhe grabitjeve.

Ndërkohë viktima thuhet se ruhej nga një atentat i mundshëm, pasi lëvizte me antiplumb dhe i armatosur.

Viktima ishte qëlluar nga persona të panjohur pranë stacionit të Larissa më 26 maj 2019 dhe ishte plagosur rëndë.

Ndërkohë në fund të shkurtit 2021, viktima ishte arrestuar nga policia, ndërsa po ngiste një biçikletë elektrike dhe ishte i veshur me jelek antiplumb dhe me vete mbante edhe armë.

Disa orë më vonë ai u dërgua në komisariat, ku foli për kërcënimet ndaj jetës së tij dhe u la i lirë në mesditë.

Por në mbrëmjen e të njëjtës ditë, ai ishte në shënjestër të një sulmi të ri përsëri pranë stacionit të Larisës nga disa të panjohur.

32-vjeçari u qëllua në këmbë, ndërsa tre autorët u përpoqën të shpëtonin në një taksi në të cilën lanë një armë kur u arratisën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular