BallinaKronikeEMRI/I dënuar në Itali me 24 vite burg për trafik droge, arrestohet...

EMRI/I dënuar në Itali me 24 vite burg për trafik droge, arrestohet në Tiranë 45-vjeçari

Një 45-vjeçar i dënuar me 24 vite burg për trafik droge është arrestuar në Alias të Tiranë.

Rajmond Hoxhaj alias Eduart Dhamo do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin.

Ai ishte n kërkim ndërkombëtar nga shteti fqinj pasi Gjykata e Milanos e kishte dënuar.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Policia e Shtetit

Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Alias”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Fast Albania dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 45-vjeçari i dënuar me 24 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, Fast Albania  dhe  Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alias”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi në sheshin “Rilindja”, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Rajmond Hoxhaj alias Eduard Dhamo, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 24 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular