BallinaKronikeEMRAT/Furgoni i pasagjerëve përplaset me automjetin në Lezhë, burrë e grua përfundojnë...

EMRAT/Furgoni i pasagjerëve përplaset me automjetin në Lezhë, burrë e grua përfundojnë tek Trauma

Dy automjete u përfshinë në një aksident rreth një orë me parë në aksin Laç-Mamurras tek mbikalimi i Bushneshit.

Në aksident janë përfshirë një furgon me pasagjerë dhe një makinë e tipit Benz. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Të lënduar mbetën shtetasit Sadri dhe Teuta Musai, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Burri dhe gruaja që mbetën të lënduar ishin tek Benzi. Gjendja e tyre nuk paraqitet e rëndë për jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular