BallinaAktualitetSocialistët fushatë kundër Dritan Lelit! Këshilli Bashkiak kërkon ballafaqim: Të vijë edhe...

Socialistët fushatë kundër Dritan Lelit! Këshilli Bashkiak kërkon ballafaqim: Të vijë edhe Edi Rama, është deputet

Një pjesë e këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Vlorës kanë kërkuar një mbledhje jashtë radhe për të trajtuar shqetësimet e komunitetit të qytetit bregdetar në prag të çeljes së sezonit turistik. Duke u nisur edhe nga ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve, ata kërkojnë që të kenë ballafaqim me kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli, duke shtuar se nuk mund të lejojnë që qyteti të kthehet në “delen e zezë”. Në mbledhje, propozohet që të ftohen edhe deputetët e Vlorës përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama, që është njëkohësisht deputet në këtë qark.

Nisur nga shqetësimi i rritur i komunitetit vlonjat për gjendjen e pashpjegueshme të shërbimeve vendore, kërkohet sa më parë një ballafaqim publik me Kryetarin e Bashkisë. Gjithashtu vlerësojmë se duhet ngritur menjëherë një komision monitorimi i këshillit për shërbimet publike të Bashkisë Vlorë. Situata alarmante me shërbimet bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit dhe me trajtimin e ankesave dhe të problemeve, kërkon reagim të menjëhershëm. Ne po e ndeshim çdo ditë në kontaktet me qytetarët dukurinë e rënies së nivelit të shërbimeve dhe ndjejmë përgjegjësi t’i përfaqësojmë shqetësimet e tyre. Aq më tepër sot kur qeveria dhe shteti kanë bërë gjithçka për të lehtësuar sezonin turistik, Bashkia Vlorë nuk mund të kthehet në delen e zezë të turizmit shqiptar për plehra, grupa dhe indiferentizëm fyes nga pushteti vendor. Në mbledhjen duhet të ftohen edhe deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin dhe deputetin tonë, Edi Rama,”-shkruhet në shkresën zyrtare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular