Gazetarja Brikena Metaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamjet e para nga vendi ku u ekzekutua biznesmeni 45-vjeçar Çajup Selimi, mbrëmjen e kaluar në Tepelenë.
Në video shihen njollat e gjakut në shkallët e pallatit, pikërisht aty ku biznesmeni u qëllua me armë në trup dhe kokë, duke ndërruar jetë.
Biznesmeni Selimi ishte baba i dy vajzave, ndërsa policia ka shoqëruar një të dyshuar, i cili ka pasur më parë konflikte me të.