BallinaKryesore“Vrava Rakon”, autori i krimit në Lushnjë telefonoi gruan pas ngjarjes, i...

“Vrava Rakon”, autori i krimit në Lushnjë telefonoi gruan pas ngjarjes, i dënuar më parë për vrasjen e shokut

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Rako Qorrit në Lushnje. Mësohet se autori i dyshuar i krimit, Sofokli Shani, pak pas ngjarjes i ka rrëfyer gruas në telefon se kishte vrarë 62-vjeçarin Rako Qorri dhe kishte plagosur Kejdi Qorrin. Më pas ai ka pritur në banesën e tij që të vinte policia, e cila bëri të mundur edhe arrestimin e tij.

Po ashtu mësohet se Shani ka qenë 15 vite i dënuar para viteve 90 pasi kishte vrarë shokun e tij me thikë. Ngjarja e mbrëmshme nisi pas një sherri për pije, ku autori kishte kërkuar një gotë raki

Në këtë mënyrë kishte nisur dhe sherri mes tre personave. Fëmijët e viktimës e dhunuan Shanin. Ky i fundit shkoi drejt banesës së tij për të marrë armën e për tu rikthyer në lokal, aty ku e qëlloi për vdekje Rako Qorrin dhe plagosi Klejdi Qorrin. I riu ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular