BallinaKryesore1952/Letër nga kampi i Valiasit: Më keni internuar nënën

1952/Letër nga kampi i Valiasit: Më keni internuar nënën

Kampi i Valiasit është ndër më të njohur në vitet 1945-1953. Këtu është punuar kryesisht në fermën “Ylli i kuq” për punime në bujqësi. Kryesisht të internuarit vinin nga jugu i Shqipërisë. Në një letër, një i ri ankohet se i kishin internuar nënën dhe vetë ishte përjashtuar nga shkolla me dyshimin se nëna mund të arratisej. Nëna e shkruesit, e vetme duhej të përballte jetën e rëndë të kampit të internimit.

Letra

Kryeministrit të RP Shqipërisë, gjeneral-armate, Enver Hoxha

I nënshkruari Jorgji Kiço nga e banues në katundin Shëndre, kam nderin t’ju parashtroj lutjen time sa më poshtë:

Shkaqet kryesore që më shtyjnë t’ju drejtohem drejtpërsëdrejti juve sh.komandant janë këto:

1-Nëna ime e quajtura Dhespo Kiço është arrestuar nga Sigurimi i rrethit Sarandë me datën 25.10.1950 dhe pas pak ditëve është internuar në fermën “Ylli i kuq” Kamzë Tiranë dhe nuk di arsyet dhe në çdo seksion që jam drejtuar nuk më është dhënë përgjigja e shkakut të arrestimit.

Unë kam dëgjuar jo zyrtarisht por nga shokët se shkaku i arrestimit është që nëna ime kishte qëllim që të arratiset në Greqi gjë që nuk e pranoj me asnjë mënyrë dhe jam i sigurt se këto informata janë të gabuara. Për këto arsye:

a-Se babai im i quajturi Andresa Kiço nuk ndodhet në Greqi por në Egjipt. Ndodhet atje nga koha e Zogut, si gjithë të mërguarit që kanë lënë atdheun tonë të dashur…

b-Nëna ime kurdoherë përpiqej me punë të ndryshme dhe jashtë shtëpisë sime e shkonte në fushën e Vurgut të siguronte nevojat e familjes.

2-Unë kam vajtur në shkollën industriale në Kombinatin Tekstile “Stalin” dhe kam bërë 2 muaj kurs në kursin që kam patur qëndrim të mirë dhe në mësimet kisha notat e mira. Mirëpo fatkeqësisht nga shkaku i internimit të nënës sime, jam përjashtuar nga kursi.

Shëndre

3.1.1952

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular