BallinaKryesoreGafa e Olta Xhaçkës/ Nuk njeh negociatat për kufirin me Greqinë pas...

Gafa e Olta Xhaçkës/ Nuk njeh negociatat për kufirin me Greqinë pas vitit 2010

Ka habitur Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka me thëniet e saj në emisionin Absolut në A2 ku ka bërë një deklaratë, që vë në pikëpyetje njohuritë dhe kapacitetet e saj mbi çfarë ka ndodhur vitet e fundit në diplomacinë shqiptare. Xhaçka u pyet për qëndrimin që do të mbajë Shqipëria në gjykatën ndërkombëtare për çështjen e delitimimit të kufijve detarë me Greqinë. Çuditërisht, në përgjigjen e saj ministrja bëri një pohim të habitshëm, kur tha se që nga viti 2010 kur u mor vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka pasur më negociata për kufirin me Greqinë.

“Marrëveshja për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë ra në mars 2010 kur Gjykata Kushtetuese mori vendim për ta bërë të pavlefshme dhe nga ai moment e tutje nuk ka pasur më, as negociata e bisedime, por ka pasur vullnet politik, kur ka ardhur këtu ministri i Jashtëm grek një vit më parë për ta çuar çështjen në gjykatën ndërkombëtare të Hagës” u shpreh Xhaçka.

Në fakt, e kundërta është e vërtetë.

Një përpjekje disavjeçare u bë nga qeveria Rama për të negociuar mbi një marrëveshje të re për delimitimin detar me Greqinë. Negociatat mes dy vendeve u zhvilluan në të dy anët e kufirit dhe u shoqëruan me një debat të zhurmshëm në opinionin publik, ku u diskutuan qëndrimet pro dhe kundër për mënyrën si u negociua, për përbërjen e negociatorëve, për plotfuqishmërinë nga presidenti, për thelbin dhe formën e bisedimeve etj. Në fund, përpjekjet dështuan. Nuk kuptohet nëse deklarata mund të ketë qenë një gafë momentale e Ministres sonë të Jashtme, apo një qëndrim i llogaritur i saj për të fshirë gjithçka kanë bërë paraardhësit e saj në detyrë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular