HomeKronikeKrimi dhe konflikti familjar/Kudreti do të merrte kujdestarinë, u vra nga ish-vjehrri...

Krimi dhe konflikti familjar/Kudreti do të merrte kujdestarinë, u vra nga ish-vjehrri në sy të fëmijës dhe ish-gruas

spot_img

Mexhit Picari, ish-punonjës i policisë i policisë së Burgjeve e kishte marrë vendimin do të kryente aktin e vetëgjyqësisë, pasi sot pritej që Gjykata të jepte edhe vendimin përfundimtar për ndarjen e së bijës, Dhurata Picari me Kudret Saliaj.

Vendimi i kishte dhënë të drejtë e kujdestarisë së tre fëmijëve për ish-dhëndrin Saliaj. Sot sipas burimeve pritej që të pyetej sot të paraqitej një raport nga psikologia dhe më pas të pyetej i biri, 16 vjecc se më cilin do të qëndronte me nënën apo babanë.

Seanca niste në orën 12:00, por ngjarje tragjike ndodhi 10 minuta përpara. Sipas Abc Neës, mësohet se Dhurata Saliaj ka qenë prezente në lokal në momentin që babai vrau me pesë plumba ish-bashkëshortin e saj.

Pas kapjes nga policia, Mexhit Picari deklaroi se kishte vepruar për të mbrojtur nderin e vajzës, të cilën sipas tij po e akuzonin për tradhti bashkëshortore pa të drejtë.

Dhurata kanë qenë ulur në lokal, ndërsa në një karrige tjetër disa metra më tej ishin ulur Kudret Saliaj me avokatin e tij Adriatik Cama. Në një moment, pa shkëmbyer asnjë fjalë, Picari është ngritur nga tavolina dhe duke nxjerrë pistoletën, ndërsa ka qëlluar 8 herë në drejtim të tij. 5 nga plumbat kanë goditur Saliajn dhe 1 tjetër avokatin e tij, Adriatik Camën.

Pasi vrau Saliajn, Mexhit Picari është larguar në këmbë me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas tij u largua edhe Dhurata, ish-bashkëshortja e viktimës. Policia ka shkuar menjëherë për kontroll në shtëpinë e Dhuratës ku edhe ka gjetur aty autorin e vrasjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular