BallinaKronikeVIDEO/“Do ta sjell gocën copa-copa”/Historia e përplasjes mes Mexhit Picarit dhe Kudret...

VIDEO/“Do ta sjell gocën copa-copa”/Historia e përplasjes mes Mexhit Picarit dhe Kudret Saliajt

spot_img
spot_img

Vrasja e ndodhur në Tiranë sot ku ish-vjehrri Mexhit Picari qëlloi ndaj ish-dhëndri Kudrejt Salaj ishte pasojë e një konflikti të përheshëm që kishin mes dy familjeve.

E bija Dhurata Saliaj (Camaj) ishte në proces divorci që kishte zgjature prej disa seancash dhe sot ishte përballja e pestë në seancë.

Konfliktet mes dy familjeve, për vazjën dhe dhëndrin, e mes Kudret Saliajt dhe vjehrrit Picari kanë qenë objekt i emisionit Uniko në Klan Plus.

Ish-bashkëshorti i vajzës, dhe ish-vjehrra e saj, në tetor 2020, kanë bërë kallzim për Dhurata Saliaj për dhunë psikologjike dhe të përhershme në mesazhe. Në 10 tetor, Dhurata Saliaj vihet në pranga dhe tre ditë më vonë del përpara gjykatës që vendosi masën e arrestit shtëpiak. Dhurata Saliaj, ndahet nga fëmijët dhe familja dhe shkon të jetojë me prindërit e saj në Picar.

“Jam e martuar kam tre fëmijë, jetoj në Tiranë. Historia ime është një histori e pazakontë që duhet ta dëgjojnë sepse u martova në moshën 17 vjecare dhe kam lindur djalin e madh që sot është 16 vjeç. Burrin e kam pasur shumë të dhunshëm. Ka ushtruar dhunë ndaj meje gjithmonë. Por unë asnjëherë nuk kam denoncuar”, tha ajo në intervistë.

“Ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj meje në datën 18 shtator, me kanë goditur në sy dhe në brinjë. Dhe për 15 ditë kam qendruar me akull. Dhe në punë kur shkoja isha e nxirë sterre. Unë punoja, tani më kanë hequr nga puna” tregoi Dhurata në intervistë.

“Bashkëshorti im atë ditë kur ushtroi dhunë, kam qenë te familja e burrit” thotë Dhurata që pranon se nuk ka bërë kallzim. “Nuk i kam denoncuar, sepse vjerra më thoshte: Ti Dhurata na e fal këtë pjesë. Bashkëshorti im më përpara më ka nxjerrë gjuhën. Kam shkuar në spital, bëja qetësues të vija në vete. Eshtë tip i dhunës shumë. Në 18 shtator, jam dhunuar nga nipi I burrit tim, nga djali im sepse ata kur erdha nga puna, ishte e shtunë. Ata pretendonin se kisha një lidhje jashtëmartesore. Po unë nuk kam. Ata thonë sepse jam marrë me telefon, sikur më kanë kapur mesazhe. Janë disa mesazhe me screen shot që i nxjerr mbesa e burrit tim në Instagram dhe ua jep familjes. Djalit, vjerrës, kunatës, të gjithëve. Mbesa ime, ka bërë ndërhyrje në instagramin tim. Telefonin tim e mbanin të gjithë, mbesa, goca, djali im. Mbesa e burrit hapte adresa dhe pretendonte se I kam hapur dhe unë. Kam bërë gabim që nuk kam bërë kallzim në polici” tha ajo në intervistë.

Ndërkohë në datën 2 tetor 2020 ka qenë e premte. Babai i Dhuratës kishte ditëlindjen atë ditë. “qe kur më rrahën, kam pasur marrje mendsh, të djersitura” tregon Dhurata që kujton atë ditë.

“Dhëndërr kam datëlindjen, kam 6 muaj pa parë gocën. Dhëndërri më tha se kam një darkë dhe nuk vij. Po vij vetë dhe marr gocën. Jo nuk do vish se kam punë” rrefen Mexhit Picari. “Po mirë I thashë, mos ma ngit gocën po ma sill në shtëpi, se komunikoj me ty në shtëpi” rrëfen Mexhit Picari duke qarë përpara kamerave. “Më tha fjalë banale, dhe pastaj më tha: unë pa ta sjellë gocën copa-copa nuk kam me të lënë. Më tha ai. Ore ca je tu fol ti I thashë. Ma bjer gocën, ca do qe ka bërë ma sill mua. Ma bjer gocën. Vetëm mos ma ngit gocën. Nuk doja ti binte gocës. Unë prisja telefonatën dhe ky nuk mu përgjigj” tregon Mexhit Picari.

“Erdhi në shtëpi dhe më tha: unë nuk e dua më, unë do tju vras, më bëri presion psikologjik. Ka qenë dhe familja. Nëse tentoni ndonjë gjë me bë do tju vras” tregon Mexhit Picari kur thotë për ardhjen e gocës në shtëpi.

“Më thoshte do të të vras, do të bëj copa – copa” tregon Dhurata Saliaj për gazetarin Spartak Koka. “Aty u tremba dhe mendova se do më vriste. Dhe thashë se kisha dhe djalin dhe aty do më sajonin dicka. Sic edhe kanë sajuar. Unë jam personi i dhunuar. Unë jam personi që nuk shoh fëmijët e mi. Ai I thotë djalit të vogël 7 vjeç nëna juaj nuk jeton më me ne. Vajzën time…vjehrra ka bërë kallzim ndaj meje…Unë kam marrë vjehrrën në telefon dhe i kam thënë se do vij të marr djalin e rrobat e mia. E mora me telefonin e mamit. Ajo s’ma hapte. Pastaj e mora me numër privat. Kërkova të drejtën e fëmijëve të mi se jam nënë. Më digjet shpirti për të tre fëmijët e mi. Ata I kanë manipuluar fëmijët e mi. u kanë thënë shumë gjëra. Fëmijët s’kanë marrë njëherë në telefon. Kam fol me djalin e vogël sikur ishte një shok. Ai më ka sjellë video. Kam dhe mesazhet e djalit” tregonte Dhurata.

Në fillim të këtij viti, fillon procedura e divorcit. Sot në gjykatë do të zhvillohej seanca e gjashtë, ndërkohë që Mexhit Picari, nuk ka duruar dot më dhunën që ish-dhëndërri  e ka ekzekutuar, madje e ka ndarë nga tre fëmijët e vet, dhe sipas kësaj familje, kanë manipuluar edhe fëmijët.

Një baba i lënduar, i lodhur nga dhuna që sistematikisht ushtrohej ndaj vajzës së tij, dhe më së fundi edhe e ndanë nga fëmijët, sot i ka dhënë fund kësaj historie, duke ekzekutuar ish dhëndërrin e tij në mes të Tiranës.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular