RENEA ka gjetur në lumin Lana armën e vrasjes së Kudret Saliajt, i cili u qëllua sot për vdekje nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari.
“News 24” raporton se ishte vetë autori që zbuloi ku ndodhej arma e krimit.
40-vjeçari Kudret Saliaj u ekzektua nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari ndërkohë që gjykata do vendoste për ndarjen e çiftit dhe përcaktimin e kujdestarisë së tre fëmijëve të tyre.