Ndonëse vetëm 5 ditë kanë nisur nga qershori kemi patur një numër rekord vrasjesh, nga data 1 deri me datë 4 janë vrar ë 4 persona. Ditën e djeshme opinioni publik u trondit me vrasjen në mes të Tiranës të Kudret Saliajt. Ai u qëllua nga ish-vjehrri Mexhit Picari, divorci solli vrasje në mes të Tiranës, pranë gjykatës. Mexhit Picari 53 vjeç vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.
Nisja e përgjakshme e muajti nisi me vrasjen Çajup Selimi, i cili mbeti i vdekur nga dy plumba njëri në kokë dhe tjetri në trup.
1- Qershor, Çajup Selimi u vra në banesën e tij në një pallat në lagjen “15 shtatori” në Tepelenë pasi është thirrur nga një person në katin e parë për të zbritur poshtë. Selimi u qëllua 3 herë me pistoletë, ku një prej plumbave e ka kapur në zemër duke rezultuar fatal për të.
3- Qershor, U ekzekutua po në derë të shtëpisë Shkëlzen Velaj, vrasje për të cilën ende nuk ka autorë të dyshuar. “O ma hape derën” ishin fjalët e fundit të Shkëlzen Velajt, 43 vjeç, para se të ekzekutohej me 15 plumba në trup nga 2 persona, ende të paidentifikuara.
3-Qershor Në të njëjtën ditë u vra në Lushnjë Hirakli Qorri, që u qëllua për vdekje nga Sofokli Shani, i cili ishte në gjendje të dehur. Shani ka marrë një karrige dhe ka qëlluar pronarin e lokalit, por ka ndërhyrë djali i këtij të fundit. 57-vjeçari merr motorrin e tij dhe largohet për në shtëpi, por disa minuta më pas rikthehet me një kallashnikov.
4- qershor Ish-vjehrri Mexhit Picari vret ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj, para syve të nipit, ku u plagos edhe ish-prokurori Adriatik Cama.