BallinaKronike"Një herë mbylli vajzën në kasolle"/ Burri qëlloi për vdekje ish-dhëndrin, dëshmia...

“Një herë mbylli vajzën në kasolle”/ Burri qëlloi për vdekje ish-dhëndrin, dëshmia e Manushaqe Picarit: Kishim frikë se Kudreti do na vriste

Manushaqe Picari, e shoqja e Mexhit Picarit, që vrau me 5 plumba ish-dhëndrin e tij mesditën e të premtes ka ngritur gishtin e akuzës tek autoritetet e drejtësisë, si fajtore për ngjarjen e rëndë që ndodhi në familjen e saj.

Manushaqe Picari:

Na ka rënë në qafë përherë, na ka dhunuar si familje, e përzuri vajzën për çështje xhelozie, e çoi atjë në mal donte që ta groposte. Vajzën e arrestuan gjoja për dhunë në familje. I thashë që e doja si djalin tim, e ka kërcënuar dje vajzën megjithë gocën, burri im nuk ka pasur armë.

Më ka marrë dje policia dhe më pas kanë bërë kontroll në banesë, vetëm kam ditur që vajza ka pasur divorcin, dhe i kam thënë që të mos ia jepte. Ai paguante lekë në Gjykatë, dhe vajzën nuk e linte që të takonte fëmijët.

Pse të bëjë vajza burg? Në rajonin numër 4 nuk na merrnin dëshminë. Gocën e kanë rrahur dhjetë veta, i kanë thyer brinjët, para ca kohësh na tregoi vajza që e kishin rrahur. Burri ishte dy metra, si mund ta rrihte vajza ime atë? Vajza nuk ka pranuar që ti jepte divorcin, ne punojmë tre turne, e di e gjithë lagja, kam punuar gjithë jetën, dhe në ka futur dhëndri në hasmëri.

E çoi vajzën në një kasolle në mal, dhe vajza kishte frikë se mos e vriste, na erdhi dhe te lokali dhe donte të na shtypte me kamion, tha Manushaqe Picari bashëshortja e Mexhit Picarit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular