Më shumë detaje vijojnë të dalin në dritë nga vrasja që tronditi Shkodrën mbrëmjen e djeshme.
Sipas dyshimeve 55 vjeçari i ka kërkuar para të motrës që t’ia jepte atij duke mos qenë dakord me blerjet e orendive. Sipas dyshimeve vëlla e motër kanë debatuar në banesë mbrëmjen e 5 qershorit gjë e cila ka përfunduar me vrasjen tragjike të 58 vjeçares. Autori i dyshuar ka telefonuar sërish kompaninë e mobiljeve dhe orendive duke i thënë atyre në telefon se:
“a doni me fol me motrën time, nuk keni ku ta merrni, s’keni shans të flisni më me të”, duke nënkuptuar se e kishte vrarë
Pas vrasjes gjatë të shtunës por edhe të dielës sërish nën efektin e alkoolit shtetasi Fabian Vuka ka dalë në lagje duke i thënë të tjerëve se:
“kam vrarë motrën, e kam në shtëpi të vdekur”. Pavarësisht këtyre fjalëve askush nuk e ka marrë seriozisht duke ditur gjendjen e tij të dehur dhe duke e njohur si person jo shumë të qëndrueshëm për shkak të alkoolit që e konsumonte gjithë kohën. Ka qenë një mike që jeton në Shkodër e viktimës e cila e ka ndihnuar për të bërë blerjet dhe për çdo gjë tjetër që kishte nevojë kur vinte në Shqipëri e cila pasi e ka telefonuar disa herë ka ngritur dyshime dhe ka telefonuar policinë duke i thënë se kishte frikë se diçka mund të kishte ndodhur.