Ditët e para të qershorit kanë rezultuar tragjike në Shqipëri, pasi janë vrarë 6 persona. Konkretisht, në 6 ditët e para të këtij muaji kanë ndodhur gjithsej 6 vrasje, mes tyre edhe një krim tronditës në familje, ku vëllai vrau motrën.
Vrasja e parë ndodhi më 1 qershor në Tepelenë, ku u ekzekutua një biznesmen. Çajup Selimi mbylli biznesin e tij rreth orës 21 të mbrëmjes , një biznes i vendosur në qendër të qytetit të Tepelenës, dhe u ekzekutua në shkallët e pallatit ku jetonte. Ai është ekzekutuar me dy plumba njëri në kokë dhe tjetri në trup.
Vetëm dy ditë më pas krimi tronditi Vlorën. Pak pas mesnate një atentat është bërë ndaj shtetasit Shkëlzen Velaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës ku Velaj është qëlluar me breshëri kallashnikovi në hyrje të shtëpisë së tij në katin e pestë të një pallati.
Pak minuta pas kësaj ngjarje, një tjetër krim u raportua nga policia. Në fshatin Fier i Ri të Lushnjës, Rako Qorri u vra nga komshiu i tij, ndërsa i plagosur mbeti edhe i biri. Ngjarja ndodhi për shkaqe banale.
Më 4 qershor u trondit edhe Tirana. Kudret Saliaj, baba i tre fëmijë u ekzekutua nga ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal në afër të Gjykatës së Tiranës, aty ku priste të mbante seancën e pestë të procesit të divorcit me të shoqen, Dhurata Saliaj.
Mbrëmja e kësaj të diele u mbyll me dy viktima. Në Ksamil u vra me armë biznesmeni 40 vjeçar Gramoz Memaj. Dyshohet se kanë qenë 4 persona që kanë qëlluar drejt tij. Mema ishte pronar i një lokali të marrë me qira në Sarandë dhe nuk njihej si problematik në zonë.
Pas Vlorës, një krim tronditës brenda familjes u regjistrua në Shkodër. Diana Vukaj u qëllua për vdekje nga vëllai i saj. 58 vjeçarja jetonte në Gjermani dhe sa herë që vinte në Shkodër raportohet se ka konflikte me të vëllanë.
Vrasjet
Data 1, vritet Çajup Selimi
Data 3, vritet Shkëlzen Velaj
Data 3, vritet Rako Qorri
Data 4, vritet Kudret Salia
Data 6, vritet Gramoz Memaj
Data 6, vritet Diana Vukaj