HomeKronike'U duk si vrasje në masë'/ Vetëm 5 metra larg viktimës, Abilekaj...

‘U duk si vrasje në masë’/ Vetëm 5 metra larg viktimës, Abilekaj tregon detaje për krimin që tronditi Tiranën

spot_img

Momenti shokues ku mbeti i vrarë Kudret Salia në Tiranë, e gjeti gazetarin Enton Abilekaj në të njëjtin viktimën.

Abilekaj tregoi eksperiencën e tij shokuese për OPEN, ndërsa zbuloi edhe dinamikën e ngjarjes ku ish vjehrri vrau dhëndrin në një kafene afër gjykatës së Tiranës.

Gazetari, momentin e krimit, ishte vetëm 5 metra larg tavolinës së tragjedisë, dhe fatmirësisht ai dhe të tjerët të pranishëm shpëtuan pa pasoja

Në rrëfimin e tij për OPEN, Abilekaj tregon se ngjarja u duk si një vrasje në masë, ndërsa plumbat kishin përfunduar deri në redaksinë e medias që ai drejton.

“Kur dëgjuam krismat, kthyem kokat dhe pamë që kishte nisur vrasja. Prisnim të mbaronin po ajo vazhdoi sikur të ishte një vrasje në masë. Zgjatën krismat sikur po u drejtohej gjithë klienteve, jo vetëm një personi. U larguam në panik.

Ishin 8 krisma si fillim, pastaj dy të tjerat s’di nga ku. Kur u ktheva në bar pashë çfarë kishte ndodhur. Pashë viktimën dhe avokatin që nuk fliste, si dhe një zonjë që humbi ndjenjat për pak çaste. I çuam diçka me alkool që të qetësohej, ndërkohë që viktima ishte aty.

Por nuk po kuptohej ç’po ndodhte, ça lidhje kishin të tre, deri sa erdhi policia. Avokati u plagos rastësisht, ai qëndroi pa lëvizur fliste në telefon dhe mbante plagën me dorë.

Kur erdhi policia si la më as gazetarët, më pas kur shkova në zyrë pashë se gazetarët ishin në panik, dhe një plumb kishte hyrë në zyrë, ato dy plumbat kishin përfunduar në zyrë, plumbi kishte bërë rikoshet dhe ka shpuar xhamin në zyrë.

Nga ajo që mësova vetë autori kishte dalë në Unazë për të hedhur armën në Lanë, dhe aty kishte qëlluar prapë, gazetarët i gjeta në panik.

Kjo ishte ajo që pashë dhe me shokoi, nuk mësohesh dot kurrë, fillon dyshon pastaj për çdo gjë. Ne pamë ngjarjen kur nisën krismat se nuk po kuptohej.”, tha Abilekaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular