Ditët e fundit Shqipëria është tronditur nga disa vrasje, 3 prej të cilave krim brenda në familje.
Gazetari Artan Hoxha, duke marrë shkas nga situata e rëndë kriminale, ka bërë edhe një kërkesë për kryeministrin Edi Rama.
Hoxha kujton një deklaratë të Ramës për bandat ku thonte “kokat hëngshin”. Me ironi, Hoxha shkruan se ata e kanë marrë seriozisht thirrjen e Ramës që të “hanë kokat e njëri-tjetrit” dhe kanë filluar me aksionin.
“13 nëntor 2018… Dhemb per dhemb, por ti prapë “kokat hengshin” the… Ja ta dëgjuan këshillën o komandant. Por meqe u the: “Ta hanë kokën e njëri-tjetrit, dhe sa herë te hanë kokën e njëri-tjetrit, unë nuk ndjej absolutisht asnjë gjë tjetër, përveç se marrim frymë thellë. Kështu që kur të hanë kokën e njëri-tjetrit, hëngshin kokat e njëri-tjetrit, dhe mos u ngopshin duke ngrënë kokat e njeri-tjetrit”…
Taksirat e ke, dil dhe njëherë, se “ata” vetëm ty të dëgjojnë. Thuaju që ta mbajnë pak dorën. Ta lëvizin siguresën, nga varianti me breshëri, të kalojnë në tek e tek, se na morën frymën… U keputën në mes varrmihesit e agjensive funerale, duke hapur gropa çdo ditë. Sikur të kishin hapur kanal deri tani, Tirana do te kishte 24 ore ujë në ditë.”, shkruan Hoxha.