BallinaKryesoreBE përgënjeshtron Kuvendin: Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit...

BE përgënjeshtron Kuvendin: Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja

BE ka shprehur keqardhje për rregullat e reja të vendosura nga Kuvendi ku gazetarët do të ndalohen të jenë pjesë e komisioneve parlamentare. Sipas reagimit nga delegacioni i BE në Shqipëri, Kuvendi duhet të konsultohej me mediat pasi këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE. Po ashtu, në reagim theksohet se qasja e mediave në parlament është element i rëndësishëm i një demokracia liberale. Ky reagim i BE nxjerr zbuluar atë cfarë tha Kuvendi më herët për konsultime me gazetarët. Në fakt konsultime s’ka pasur fare dhe ky akt i Kuvendit cënon rëndë lirinë e medias.

Reagimi nga BE

Dëgjesat publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale. 1/2 Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014. 2/2

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular