BallinaAktualitetDekreti i Biden për zyrtarët e korruptuar, Yuri Kim: Fund pandëshkueshmërisë, të...

Dekreti i Biden për zyrtarët e korruptuar, Yuri Kim: Fund pandëshkueshmërisë, të vendosur tek llogaridhënia

Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka shpërndarë deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken lidhur me urdhrin ekzekutiv të presidentin Biden në raport me pasurinë e atyre që destabilizojnë Ballkanin.

Duke cituar Blinken, Kim shkruan se korrupsioni kudo dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SH.B.A.-së dhe partnerëve.

“Korrupsioni kudo dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SH.B.A.-së dhe partnerëve e aleatëve tanë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion të rëndësishëm… “.

Biden në urdhrin e tij të nxjerrë për ndëshkimin e atyre që synojnë të destabilizuesve të Ballkanit përfshiu Shqipërinë dhe vendet e ish-Republikës Jugosllave në Ballkanin Perëndimor.

Vendimi erdhi vetëm pak pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës dhe familjes së tij për korrupsion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular