BallinaAktualitetÇim Peka: E pamundur! Presidenti nuk gjykohet për veprimet, jo më për...

Çim Peka: E pamundur! Presidenti nuk gjykohet për veprimet, jo më për opinionet

Në studiot e SYRI TV me moderatoren Juli Kristafi, Çim Peka ka vijuar analizën e tij mbi veprimet e shkarkimit të presidentit Meta nga ana e parlamentit, ku sipas tij është e pamunduar nga ana ligjore.

Kristafi: U votua me 104 vota pro shkarkimi i presidentit Meta. Surprizë ky numër votash?

Peka: Jo skishte surprizë. Nuk ka pasur nevojë Rama të blejë vota. Këta janë deputet të cilët e kanë parë në sy dhe kanë votuar çdo vendim të Ramës edhe pa pasur nevojë për trafik votash. Këta janë sharlatanë politik që dihet sesi u bënë deputet. Nuk ka pasur nevojë Rama të konsumohet pasi ka marrë më shumë vota se i duhen. Nuk është shkarkuar presidenti Meta. Parlamenti propozon shkarkimin dhe voton dhe më pas gjykata vendos në është bërë në përputhje me Kushtetutën. Nuk e shkarkon parlamenti presidentin Meta por Gjykata Kushtetuese.

Për mua gjasa që Gjykata Kushtetuese ta shkarkojë presidentin Meta nuk besoj se ka për dy arsye

E para parlamenti kur presidenti ka bërë veprim i është drejtuar Venecias, dhe nuk ka mbështetur shkarkimin e tij.

Ndërsa shkarkimi aktual është bërë për opinionet e presidentit. Kushtetuta e thotë qartë se presidenti nuk gjykohet dhe për veprimet e tij në detyrë jo më për opinionet. Nqs Venëcia ka kthyer mbrapsht shkarkimin për veprime, këta duan ta shkarkojnë për opinione.

I gjithë komisioni është mbajtur mbi emisionit e Ilir Metës zhvilluar pak metra më tutje në këtë studio, ndaj deklaratave të ambasadores amerikane Juri Kim.

Nga ana ligjore është absolutisht e pamundur. Sado militant të jenë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se abuzohet me presion të amerikanëve ndaj zotit Meta, gjë që nuk rezulton, vetëm ideve të çmendura të analistëve të Ramës dhe atij vet, ka një moment, duke qënë se Reforma në Drejtësi është një investim tërësisht i amerikanëve, duke qënë se në sondazhet rezulton se në fillim ishin pro saj 90 % e shqiptarëve, tani janë vetëm 50 %./ A.Z/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular