BallinaAktualitetPeticion për heqjen e aboneve të përgjithshme, nis sot mbledhjen e firmave...

Peticion për heqjen e aboneve të përgjithshme, nis sot mbledhjen e firmave për kundërshtimin e vendimit

Prej këtij muaji Bashkia Tiranë ka marre vendimin arbitrar të heqjes së abonesë së përgjithshme për transportin urban.

Ky vendim prek një pjesë të madhe të qytetareve të Tiranës, sidomos personat të cilët e kanë të nevojshme të përdorin më shumë se një linjë urbani.

Për këtë arsye, Organizata Politike ka vendosur të ndërmarrë një peticion duke mbledhru firmat e qytetarëve për të kundërshtuar këtë vendim

Peticioni do të nisë ditën e nesërme, 10 qershor.

“Vendimi për heqjen e aboneve të transportit publik në Tiranë është një padrejtësi që po u bëhet banorëve të qytetit. Për këtë arsye, aktivistët e Organizatës Politike nga dita e nesërme e në vazhdim do ndërmarrin një peticion me firma për të kërkuar anulimin e vendimit të Bashkisë Tiranë,” shkruhet në njoftimin e Organizatës Politike.

Ftojmë të gjithë qytetarët që të japin kontributin. Firmat do të mblidhen në 5 pika të qendrës:

– Te 9-katëshet (ora 11:00 – 17:00)

– Pas 15-katëshit (ora 11:00 – 17:00)

– Te kafene Piazza (ora 11:00 – 17:00)

– Te Banka Kombëtare (ora 11:00 – 17:00)

– Te Biblioteka Kombëtare (ora 18:00 – 19:00)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular