BallinaKryesoreShkarkimi i Metës, reagon PD: Sulm i parlamentit ilegjitim ndaj presidentit

Shkarkimi i Metës, reagon PD: Sulm i parlamentit ilegjitim ndaj presidentit

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në deklaratën e PD thuhet se ky është sulm i një parlamenti ilegjitim, që thellon regjimin Rama-Doshi.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë:

Sulmi antikushtetues i Parlamentit ilegjitim mbi Institucionin e Presidentit të Republikës është akt që thellon edhe më shumë tiparet antidemokratike të regjimit Rama-Doshi.

Ky akt vjen menjëherë pas masakrës zgjedhore dhe grabitjes më të madhe të votave të kryer ndonjëherë.

Përfaqësuesit e krimit të organizuar në Kuvendin njëpartiak të Shqipërisë nuk mund të jenë kurrë garant të Kushtetutës dhe as nuk mund të marrin vendime në emër të saj. Edi Rama ka përdhosur me qindra herë Kushtetutën e Shqipërisë dhe është ekspozuar përpara çdo shqiptari si armik i demokracisë dhe shtetit ligjor.

Partia Demokratike e konsideron antikushtetues vendimin e Kuvendit njëpartiak për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe kërkon nga Gjykata Kushtetutese të ruajë paanësinë dhe të garantojë pavarësinë e institucioneve kushtetuese, duke refuzuar farsën për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular