Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të enjte, një takim me demokratët e degëve 7 dhe 10
Këto takime të Bashës, bëhen në kuadrin e zgjedhjeve të brendshme të 13 qershorit, por edhe për të folur mbi atë që ai i konsideron si “masakra zgjedhore” e 25 prillit.
Basha theksoi, se PD nuk do i njohë zgjedhjet që sapo lamë pas, e beteja shtoi se aksioni i demokratëve tanimë duhet të jetë beteja për të sjellë ndryshimin.
“Faleminderit zoti kryetar i degës 7, zoti kryetar i degës 10, të nderuar zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, demokratë e demokrate, përfaqësues të degës 7 dhe 10, të strukturave të Partisë Demokratike, të Lidhjes Demokratike të Gruas, të Forumit Rinor, të dashur miq, dua në radhë të parë të shpreh mirënjohjen më të thellë për gjithsecilin prej jush dhe për mijëra demokratë anembanë Tiranës dhe në degën 7 dhe në degën 10, që përballë makinerisë më të sofistikuar të manipulimit dhe grabitjes zgjedhore të 30 viteve, përball egërsisë së pushtetit që u derdh si asnjëherë tjetër duke i trajtuar kundërshtarët politik, demokratët si armiq njësoj si në 1944-45.
Përballë sofistikimit të metodës së blerjes së votës, të intimidimit, të patronazhit si sistemi i sigurimit të shtetit, përballë të gjithë padrejtësive me të cilat jemi pëballur në nivel institucional, politik dhe ju vetë në nive personal nga mëngjesi deri në darkë, përball anormalitetit, çmimit të lartë të sakrificës pesonale me të cilën keni paguar aktivizmin tuaj politik në këtë fushatë dhe në betejat që i paraprinë asaj, prapë se prapë, vota e qytetarëve tregon vet se ndonëse në kushtet të barabarta njësoj si në 91 pa asnjë pushtet, përball një pushteti i cili kombinonte egërsinë, barbarinë e 91-shit me urrejtjen dhe makinerinë e dhunës së 2001-shit dhe bandat kriminale si faktor i pandashëm i pushtetit ilegjitim të Edi Ramsë në këto 8 vite, nuk ja dolën as t’i ulnit kokat, as t’ju bënit të dorëzoheshit.
Dhe për këtë fjala mirënjohje nuk mjafton ndaj jush si kapitenët e kësaj beteje dhe ndaj çdo demokrati e çdo demokrate të angazhuar në këtë betejë.
Miqtë e mi, ne e dinim që beteja do të ishte e pabarabartë, e ndaj morëm të gjitha masat që t’i përgjigjeshim me bashkimin më të madh të mundshëm popullor. Që nga koalicioni më i gjërë politik, tek lidhjet me grupet e interesit që morrën format e kontratave programore, treguan se me vetëdijen që po përballeshim me një kundërshtar i cili kishte shkelur çdo rregull të shkruar dhe nuk kishte ndërmend as t’i zbatonte ato, ne do t’i përgjigjeshim me mobilizimin më të madh popullor. Sa më shumë rritej mobilizimi popullor, sa më i madh bëhej bashkimi ynë, aq më i tërbuar ishte kundërshtari nga ankthi i humbjes.
Sakrifica juaj është kyçi i faktit që përpos kësaj masakre zgjedhore, Partia Demokratike nuk doli më e vogël, më e dobët, por doli më e madhe, më e fortë dhe tanimë më e vendosur për ta çuar deri në fund misionin e saj.
Misioni ynë nuk është një mision vetshërbyes. Ne nuk kemi lindur si një parti për të marrë pushtetin si kundërshtari ynë me çdo kusht e me çdo çmim, e duke shkelur mbi trupat dhe gjakun e shqiptarëve. Ne kemi lindur për të kundërtën, për ta çliruar Shqipërinë nga ky lloj sundimi që lindi përmes terrorit, që lartësoi krimin dhe edhe pas rënies se komunizmit vazhdon të punoj me teorinë e krimit të dobishëm, pra, që për hir të pushtetit t’i mund të bashkëpunosh edhe me kriminelin edhe me të korruptuarin.
Ne kemi lindur si nje forcë politike që pushtetin e sheh si një instrument ndryshimi për njerëzit. Fillimisht për të rrëzuar komunizmin e për të sjellë demokracinë e më për të gjitha arritjet e mëdha që jo më kot, jo rastësisht mbajnë vulën tonë dhe jo rastësisht kundërshtari ynë politik ndonëse sot ka administruar në njësinë kohë më shumë dhe më gjatë Shqipërinë sesa ne dhe nuk ka një arritje të vetme.
Që nga futja në Këshillin e Europës tek futja në NATO, që nga heqja e vizve dhe marrja de facto e statusit të vendit kandidat, që nga zhvillimi i infrastrukturës, investimet e huaja. Dyfishimi i pensioneve, rrogat e mësuesve dhe për kategoritë e tjera, zhvillimi ekonomik, të gjitha mbajne vulën e kësaj familje politike. Vlerat tona, bashkimi që dimë të tregojmë duke lënë mënjane mosmarrëveshjet dhe pakënaqësitë që janë normale në gjirin e çdo familje politike kur vjen fjala për t’u përballur me kundërshtarin, kur vjen fjala për t’i shërbyer njerëzve.
Në një kohë kur besimi në politik ka rënë anembanë botës, edhe në vendet me demokraci të konsoliduar. Në nj kohë kur Shqipëria përballet me një regjim që kontrollon të gjitha pushtetet edhe median, prapë se prapë Partia Demokratike qëndroi dhe u rrit, dhe u bë më e fortë dhe de fakto realizoi një shumicë qytetarësh për ndryshim të tjetërsuar përmes instrumentave parapolitikë, ekstra politikë, kriminal, korruptivë dhe antiligjor.
Megjithëse kanë kaluar 3 dekada dhe kemi qenë përpara sprovave të jashtëzakonshme, dhe nuk jemi bërë me të vegjël dhe më irelevant, por vazhdojmë të mbetemi shpresa e shqipëtarëve për demokraci dhe kërcënimi i vetëm për regjimin autoritar që de facto ka asgjësuar mekanizmin demokratik në datën 25 Prill.
Kjo është merita juaj, kjo është merita e demokratëve dhe është një meritë e cila nuk vjen thjesht dhe vetëm nga vlerat me të cilat kemi lindur se me të tilla vlera lindën dhe partitë që nuk ekzistojnë më.
As thjeshtë dhe vetëm prej pushtetit moral për të sheshuar mosmarrëveshjet para fushatave, as thjeshtë dhe vetëm prej programit, ndonëse e di, që ky program është një nga arsyet e fushatës së pashembullt që ngreu shpirtrat e njerëzve, rindezi shpresën që mendonim që ishte venitur apo kishte vdekur dhe mobilizoi masivisht qytetarët. Për mua kryesorja ka qenë që shqiptarët edhe kësaj radhe besuan njësoj si në 91, njësoj si në 92 që beteja nuk po zhvillohej për mua, për karrigen time, për ju, për karriget tuaja, por po zhvillohej për ta, për fëmijët e tyre, për të ardhmen e tyre, për Shqipërinë, për shqiptarët dhe prandaj shpërfillën masivisht makinerinë gjigande të masakrës zgjedhore.
U larguan socialistët edhe publikisht nga partia që i kishte të gjitha pushtetet dhe erdhën te një opozitë që kishte dhe ka vetëm një pushtet, pushtetin e zemrave, pushtetin moral, pushtetin e qëllimeve më të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ky është sekreti, kjo është bindja ime. Ne erdhëm në këtë masakër zgjedhore, në këtë betejë të pabarabartë me shumicën dërrmuese të zemrave për ndryshim, sepse ata besuan që ndryshimi për të cilin po punonin nuk ishte ndryshimi për veten tonë por ndryshimi për Shqipërinë dhe ndryshimit për shqiptarët.
Kjo është merita kryesore e gjithsecilit prej jush, ky është dhe shpërblimi për sakrificën dhe çmimin e lartë të sakrificës me të cilin keni paguar jo vetëm në këtë fushatë por të gjithë betejat që kemi zhvilluar së bashku.
Njësoj si në 91’, 25 prilli janë zgjedhje pa zgjidhje, njësoj si në 91’ jemi të ndarë në dy botë që nuk kanë asgjë të përbashkët me njëra tjetrën. Ne përfaqësojmë vullnetin e shumicës. Shumica do ndryshim, e donte me 25 prill e do edhe më shumë sot. Njësoj si në 91’, ndjesia e parë e 25 dhe 26 prillit ishte ajo e shokut, e tronditjes, e zhgënjimit, e mosbesimit tek ajo që kishte ndodhur.
Njësoj si në 91 dhe siç e kam parë edhe me sy jo vetëm demokratët që i kam takuar nga jugu në veri në këtë tur tani, por tek të gjithë shqiptarët, këtij shoku dhe këtij dhe këtij mosbesimi i ka lënë vend në fillim zemërata dhe tani vendosmëria për të mos e lënë vendin në duart e një pakice, sepse me 25 prill miqtë e mi, ka rënë mekanizmi themelor, në fakt, mekanizmi i vetëm i demokracisë.
Demokraci do të thotë sundimi i shumicës, do të thotë barazi e votës, do të thotë pavarësisht nëse je më i pasuri apo më i varfri i këtij vendi, t’i ke një votë dhe një pakicë politikanësh të korruptuar, bosësh të karteleve të drogës dhe krimit të organizuar dhe oligarkësh në 25 prill i janë mbivendosur me dhunë shumicës.
Nëse deri më 25 Prill detyra jonë kryesore ishte të sillnim ndryshimin, barra që rëndonte në supet tona ishte të sillnim ndryshimin për shqiptarët, 25 Prilli na ka rikthyer edhe një herë mbi supe një mision të cilin e kryem dikur, që dimë ta kryejmë, që kemi forcën ta kryejmë dhe që kundërshtari politik i cili mendoi që do na gjunjëzonte më 25 prill e di fare mirë që do mund ta kryejmë përsëri. Dhe ky është misioni i kthimit të legjitimitetit dhe demokracisë në vend. Ky është tani misioni i parë pa të cilin nuk mund të ketë asnjë mekanizëm që të sjellë ndryshimin me votë.
Shqiptarët nuk kanë marrë pergjigje për pyetjet qe shtroheshin më 25 prill, asnjë zgjidhje nuk ka sjellë 25 prilli për asnjë kategori shoqërore, edhe vetë pakica që mban peng shumicën eshtë sot në dilemën e madhe të administrimit të krimit që ka kryer.
Ndaj dy janë përpjekjet kryesore për ta administruar këtë situate politikisht nga kundershtari ynë. E para të na bëjë pjesë të kësaj masakre duke na shtrirë dorën e bashkëpunimit. Me doren tjeter ka filluar të heqë nga puna edhe mesues, duke hequr buken e fëmijëve prindërve, të largojë nga sistemi shëndetsor, të mbylle bizneset me gjobat, të ushtroj terror me OSHE, madje të shkojë deri aty sa të heq nga sektori privat aktiviste, anëtarë, mbeshtetës të Partisë Demokratike duke influencuar ata që kanë kontrata me shtetin apo duke bërë presion me organet tatimore.
Ky është kundërshtari qe kemi sot përballë, armik i egër i demokracisë, armik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve që e trajtonin Partine Demokratike dhe demokratët
jo si kundershtarë politikë, por si armiq.
Qendrimet tona duhet të jenë të qarta, qendrimet tona duhet të jenë të pa ekuivoke. Dhe i pari që e ka pergjegjesinë ta bëjë këtë është kryetari i Partisë Demokratike, sot dhe pas 13 qershorit. Kryetari i Partisë Demokratike sot e ka bërë të qartë ditë për ditë dhe i ka perdorur keto mikrofona dhe atë kamera çdo ditë siç e keni ndjekur për të dhënë të njejtin mesazh: nuk e pranoj dhe nuk do ta pranoj kurrë si legjitim masakrën zgjedhore të 25 prillit sepse nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Nuk ka bashkepunim me autorin e kësaj masakre sepse kjo do të na bënte bashkëfajtorë, pra, betejë deri në fund dhe mobilizimin më të madh popullor për të rikthyer demomracinë, për të rikthyer legjitimitetin. Dhe në funksion të kësaj, jemi të gatshem të bashkëpunojmë me këdo që i dhimbset demokracia në Shqipëri dhe padiskutim na duhet të bashkepunojmë edhe me aleatët tanë, në funsion të sprapsjes së masakres zgjedhore”, tha Basha.