BallinaKronikeVlora nuk gjen qetësi! I vendoset eksploziv pallatit në lagjen "Uji i...

Vlora nuk gjen qetësi! I vendoset eksploziv pallatit në lagjen “Uji i Ftohtë”

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Vlorë. Policia ka njjoftuar  se ka shpërthyer një objekt në ndërtim, ku ishin ndërprerë punimet prej vitesh, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular