BallinaAktualitetHijet e konfliktit për emrin /Greqia ankohet për fanelat e Maqedonisë së...

Hijet e konfliktit për emrin /Greqia ankohet për fanelat e Maqedonisë së Veriut

Përplasjet e vjetra për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut këtë herë janë zhvendosur edhe në sport.

Mediat në Athinë shkruajnë se federata greke është ankuar në UEFA për shkak të stemës së stampuar në fanelat e përfaqësueses maqedonase, që debuton për herë të parë në një kompeticion europian me ndeshjen e së dielës kundër Austrisë.

Ankesa lidhet me faktin që në bluzat e saj, Maqedonia e Veriut ka të stampuar vetëm shkronjat FFM, që do të thotë Federata e Futbollit e Maqedonisë, që sipas palës greke bie ndesh me marrëveshjen e Prespës për emrin e ri zyrtar të vendit.

Greqia thotë se marrëveshja e Prespës e detyron federatën maqedonase që të ndryshojë emrin e saj duke shtuar edhe përcaktimin gjeografik “e Veriut”. Jo vetëm kaq, por Athina ankohet se edhe në faqen e internetit, federata maqedonase vazhdon të përdorë vetëm termin Maqedonia.

Federata greke e futbollit i kërkon UEFA-s që të ndërhyjë për të shmangur precipitimin në përmasa më të mëdha të këtij incidenti diplomatik.

Sipas mediave greke reagimi i Federatës ka ardhur menjëherë pas një deklarate në mediat sociale të kreut të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, i cili përdor në fjalët e tij thjesht emrin “Maqedonia”, madje në një pjesë të mediave greke thuhet se Kryeministri Zoran Zaev i ka kërkuar Sejdinit ndryshimin e emrit, por ky i fundit nuk ka pranuar.

Në reagim është përfshirë edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, që i ka shkruar homologut të tij shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular