BallinaKronikeNuk iu bind postbllokut të policisë, makina përplaset me mjetin tjetër dhe...

Nuk iu bind postbllokut të policisë, makina përplaset me mjetin tjetër dhe përmbyset në rrugë

Një aksident rrugor ka ndodhur në lagjen “10 korriku” në Vlorë pasditen e sotme.

Një automjet nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar dhe në largim e sipër është përplasur me një tjetër makinë.

Korrenspondenti i Panorama.al, Elton Nika bën me dije se si pasojë e tentativës për t’u larguar nga policia automjeti është aksidentuar dhe është përmbysur. Sipas informacioneve nga Policia nga ky aksident është lënduar një person.

Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të aksidentit.

VIJON….

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular