BallinaOP EDPse nesër duhet votuar Lulzim Basha?

Pse nesër duhet votuar Lulzim Basha?

Nga Av.Shaqir Manjani

Përtej garës se kush do e marrë drejtimin PD-së, neve na duhet të dalim të bashkuar për t’u përballur çdo ditë me rregjimin e dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit. I bie barra liderit Basha të intensifikojë luftën kundër këtij rregjimi të dalë nga një masakër zgjedhore, ndaj demokratët e Bulqizes dhe të gjithë Shqipërisë duhet t’a votojnë masivisht Z. Basha që kjo barrë ti rëndohet me qëllim rindërtimin e PD-së dhe rikthimin e saj në një uragan qeverisës për të cilën aq shumë ka nevojë Shqipëria. Para se të sjellim në kujtesë 25 Prillin, “humbjen” dhe “humbësin” të këtyre palo zgjedhjeve, ju sjell në kujtesë:  Basha në 2016-ën fitoi betejën me dekriminalizimin. Mos e harroni !
Po ky humbës u përballë me narkomanin e masakrës zgjedhore në 2011-ën dhe fitoi me 50 mijë plus për Partinë Demokratike në Tiranë. Mos e harroni !  Përsëri ky humbës në vitin 2009 , në cilësinë e Drejtuesit Politik të Qarkut Elbasan,maksimizoi fuqishëm votën duke i dhënë plot 7-të mandate Partisë Demokratike si asnjëherë tjetër. Mos e harroni!
Në vitin 2005-ë në betejën me Ahmetaj-n , në një zonë ku nuk ishte votuar kurrë PD-ja e as që mendohej të votohej, e mundi atë bindshëm. Mos e harroni! Ju lutem, para se te flisni për Bashën dhe për humbjen e tij, mos harroni se humbja ishte e paracaktuar nga Kodi Zgjedhor. Në çfarëdo rrethane, humbje apo fitore qoftë ajo, Basha ka qenë, është dhe do jetë një Aset i Partisë Demokratike. Nesër përpara me një familjar të shembullt, me një qytetarë të denjë, me një lider europian. #Përpjekja_që_shpreson_është_partia_që_fiton! #voto_4#voto_LulzimBasha.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular