BallinaKryesoreTronditje e thellë për Danimarkën, Finlanda arrin triumfin historik në ndeshjen dramatike...

Tronditje e thellë për Danimarkën, Finlanda arrin triumfin historik në ndeshjen dramatike që zgjati 3 orë e 30 minuta

Tronditje e thellë për Danimarkën! Si të mos mjaftonte shoku i pësuar pas incidentit të rëndë me Kristian Eriksen, kombëtarja e drejtuar nga trajneri Hjulmand, u mposht në Kopenhagen nga Finlanda, me rezultatin 0-1, në derbin skandinav, falë golit të Pohjanpalo, në sfidën që startoi në orën 18:00 dhe përfundoi në 21:30, plot 3 orë e gjysëm.

Vlen të theksohet fakti se kjo ishte fitorja e parë në historinë e Europianëve për debutuesit e Finlandës. Një sukses historik. Asnjëherë më parë finalandezët nuk kishin luajtur në këtë kompeticion, ndërkohë që triumfuan me goditjen e parë në kuadrat.

Danezët kishin mundësinë e artë që të vendosnin baraspeshën me Hojberg në minutën e 74-t, por mesfushori gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular