BallinaKronike"Drogë, dhunë, vjedhje..."/Policia bën "namin" në Tiranë, kush janë 14 të arrestuarit

“Drogë, dhunë, vjedhje…”/Policia bën “namin” në Tiranë, kush janë 14 të arrestuarit

Policia e Tiranës ka bërë një valë arrestimesh gjatë 24 orëve të fundit, duke vënë në pranga 14 persona për vepra të ndryshme penale. Të arrestuarit akuzohen për drogë, dhunë në familje, vjedhje apo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kapen të rinjtë me kanabis

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. S., 25 vjeç, L. V., 20 vjeç, M. H., 20 vjeç dhe J. C., 20 vjeç. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis.

Dhunë në familje

Ndërkohë 43-vjeçari Sh. D., u arrestua pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje.

Gjithashtu një 35 vjecar u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Vjedhje

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Sh., 18 vjeç si dhe u referuan materialet për 2 shtetas të mitur 12 dhe 13 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një sasi parash në furrën e bukës të shtetasit K. H.

Po ashtu sipas policisë, një 37 vjecar është arrestuar pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.

Pranga shoferëve të dehur

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shetasve: K. Sh., 39 vjeç, K. B., 51 vjeç dhe Gj. N., 61 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; D. M., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur; G. I., 43 vjeç dhe A. B., 38 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular