BallinaEkonomiFOTOT/Si do të duken kartëmonedhat e reja 10 mijë lekëshe, elementet e...

FOTOT/Si do të duken kartëmonedhat e reja 10 mijë lekëshe, elementet e sigurisë

Nga data 30 qershor, do të qarkullojë kartëmonedha e re e prerjes 10 mijë lekë, prerja më e madhe që është emetuar ndonjëherë.

Kartëmonedha 10,000 lekë mbart si tematikë simbolet e Flamurit Kombëtar dhe Himnit, të shoqëruar me portretin e poetit tonë të Rilindjes Kombëtare, Asdreni, për shkak të pranimit mbarëpopullor të Asdrenit si autor i tekstit të “Himnit Kombëtar” të shqiptarëve, një krijim i cili së bashku me Flamurin Kombëtar janë që prej Pavarësisë, simbole identiteti të shqiptarëve.

Si të gjitha prerjet e serisë së re, edhe kjo kartëmonedhë përmban elemente sigurie të avancuara, të prodhuara me teknologjitë më të fundit të fushës, të cilat lehtësojnë identifikimin nga publiku, rrisin besueshmërinë tek paraja kombëtare dhe e bëjnë më të vështirë falsifikimin.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha në ceremoninë e prezantimit të kartëmonedhave të reja se prerja e re 10 mijë lekëshe është nevojë e lidhur me zhvillimin ekonomik të vendit dhe plotëson kërkesat e tregut për të pasur një prerje të tillë.

Po në 30 qershor, do të hidhen në qarkullim edhe kartëmonedhat e serisë së re të prerjes 1 mijë lekëshe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular