Policia e Beratit ka vendosur në pranga një 35-vjeçari, pasi dyshohet se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij. Policia bën me dije, se gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçariit E. M., janë gjetur, një armë gjahu pa leje, një shpatë dhe një sopatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë Berat:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 35 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë nga shërbimet e Policisë, shtetasit E. M. iu gjet një armë gjahu pa leje, një mjet prerës (shpatë) dhe një mjet prerës sopatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.