Presidentja Vjosa Osmani merr vendimin: Ja kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale në Kosovë

0

Kosova më datë 17 tetor, do të ketë zgjedhje lokale.

Këtë gjë e ka konfirmuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një njoftimi për mediat.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Me të njëjtin vendim, Presidentja Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.