BallinaAktualitet“Pa seks ne sëmuremi”/ Psikiatrja flet për kërkesën e LGBT për të...

“Pa seks ne sëmuremi”/ Psikiatrja flet për kërkesën e LGBT për të hequr termat “nëna” dhe “babai”

Pas kërkesave që komuniteti LGBT bëri disa ditë më parë pë heqjen e termit “nënë” dhe “baba” pati reagime të shumta nga figura publike dhe ekspertë të fushave të ndryshme.
Në një intervistë psikiatrja Alma Hasalami tha se çdo qenie njerëzore ka të drejtë për t’u respektuar por jo kur thyhet etika pasi edhe mjekësia nuk funksionon pa të.

“Ne kemi harruar etikën dhe moralin dhe mjekësia nuk funksionon pa etikën. Sot shumica e femrave vënë preparate të tjera, mbushje silikoni për të ndyshuar veten ndërkohë nga ana psikiatrike është vënie në dyshim e identitetit po ashtu ndodh edhe me transeksualët.

Te dyja palët kanë një sindromë që ka të bëjë më probleme me identitetin. Edhe fekondimi invitro nuk është i shëndetshëm, nuk është natyral dhe fëmija mund të sëmuret. Kërkesa e LGBT është e drejtë për tu respektuar sepse un kam shumë miq të atij komuniteti por deri në momentin që nuk has në probleme të etikës.

Kur je qenie njerëzore, sociale është e drejtë për tu respektuar por në këto raste duhen dëgjuar ekspertët. Abuzohet me pjesën që personat e komunitetit të LGBT–së thonë se janë më modern, më cool dhe na nxjerrin ne heteroseksualëve si jo aq të lexuar apo si mendjengushtë.

Do zhdukim fare rolin e mashkullit apo femrës? Duke filluar që nga tiparet trupore dhe mënyra si mendojmë. Ne në vend që të bëjmë studime pse është rritur homoseksualiteti, ne themi pse mos të krijojnë një familje. Ato kanë të drejta por jo kur thyhet etika.

Nuk është normale, nuk duhet të largohemi nga baza sepse ne fund të fundit baza janë ligjet e natyrës dhe me këto ndryshime ne do përballemi me pasoja qe nuk i dimë. Para ca ditësh më erdhi një prind shumë i shqetësuar për fëmijën e tij. Më thoshte a është fëmija im gej apo është propaganda që po ia mbush mendjen për tu bërë modern, i hapur, pa barriera dhe nga një fëmijë me zhvillim normal të fliten tema të tilla është shumë shqetësuese.

Ne nuk flasim për seksin dhe bëjmë sikur jemi shumë të hapur dhe të lirë. Sot kanë dalë rryma aseksuale. Në natyrë një rrymë e tillë i takon vetëm krimbit që është një krijesë primitive dhe që nuk ka evoluar fare.Si qenie pa seks ose qenie aseksuale ne do sëmuremi, nuk mund të promovojmë rryma apo mendësi që shkelin etikën”– u shpreh Hasalami.

E pyetur nga gazetarja e Fax News se cfarë ndjesish ka një fëmijë i komunitetit LGBT, Hasalami u përgjigj duke thënë se është e ndryshme në fëmijë të ndryshëm sepse ka prindër që i edukojnë drejt eksperimentimit të dëshirave seksuale.

“Dëshira seksuale ështe e lindur por edhe e modifikueshme. Në momentin që prindi nuk flet me fëmijën për seksin apo nuk është i hapur qe fëmija të provojë eksperienca të ndryshme, sepse per prindin është tabu të flasësh atëherë do krijohen probmeme te fëmija. Ne shohim thyerje tabush nga të gjitha anët”-përfundoi psikiatrja./Fax

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular