BallinaOP EDRilindasit janë turrur të vjedhin. Pse nuk buzëqeshin nga "fitorja" e 25...

Rilindasit janë turrur të vjedhin. Pse nuk buzëqeshin nga “fitorja” e 25 prillit?!

Vasil Dardha

Rilindasit e dinë veten Zot në këtë tokë!. Çfarë nuk kanë bërë këto vite në qeverisje qendrore madje dhe lokale të zgjedhjeve moniste të 25 prillit. Janë turrur për të vjedhur sa mundur, nuk i druhen ligjit, zemërimit qytetar e madje nuk kanë frikë as zotin.
Janë zemëruar dhe ndaj kundështarëve dhe nuk i durojnë dot më. Madje dhe të vetët që nuk i bien bilbilit të Skënderbeut siç është rasti i Dritan Lelit në Vlorë nuk po i honepsin dhe po i sulmojnë hapur. E vërteta është Një! Zgjedhjet e 25 prillit u vodhën hapur. U përdor çdo mjet vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin më dhunë për të realizuar atë që dinë të bëjnë shumë mirë Rilindasit: Vjedhur masivisht!
Përmes tenderave, PPP-ve, projekteve të Rindërtimit qeveritarët qendrorë dhe lokalë janë të përkushtuar vetëm e vetëm për të menaxhuar qindra milionat e eurove prej të cilave kanë përqindjet dhe kjo duket qartë nga mënyra se si po bëhen punimet në rrugë, si përdoren konçesionet  apo dhe si po përdoret proçesi i rindërtimit.
Edhe pse prej dy mandatesh në qeveri dhe grabitjen e një tjetër mandati që vështirë se do ta cojnë në fund, ajo që vihet re tek çdo rilindës grabitës pavarësishst pozicionit të tij në parti, është fakti se nuk iu qesh buza kësaj herë nga “fitorja”. Kjo ndodh sepse e dinë shumë mirë se nuk fituan por i mirën zgjedhjet me cdo mjet, ndaj duke e ditur çfarë kanë bërë thjesht të irrituar, të babëzitur janë sulur për të nxjerrë lekët që harxhuan në fushatë. Edhe pse shpërndanë miliona euro zyrtarisht dhe informalisht, në shumë zona madje nuk fituan. Megjithatë banda “Rilindje” është turrur për të nxjerrë lekët, duke iua marrë deri në 10-fish shqiptarëve atë që iu shpërndanë në fushatë. Kujtojnë se nuk do të iu hyjë xhemb në këmbë, por edhe nëse një ditë në këtë vend do të ketë drejtësi ato do të paguajnë për këtë grabitje që po i bëjnë shqiptarëve. Por edhe nëse drejtësi do të ketë, ka zot dhe ai do ti ndëshkojë ata!

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular